Mbrojtja e të dhënave
Mbrojtja e të dhënave tuaja është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Prandaj, ne dëshirojmë t'ju informojmë në vijim për llojin e të dhënave që përdoren nga ne dhe për qëllimin e përdorimit të tyre.
Kjo Deklaratë e Privatësisë i drejtohet të interesuarve dhe personave që kemi kontaktuar dhe na kanë kontaktuar si pjesë e hulumtimit tonë të tregut, anketimeve apo shërbimeve telefonike.
Nëse keni ndonjë pyetje tjetër lidhur me përpunimin e të dhënave tuaja personale, mos hezitoni të kontaktoni punonjësin tonë të mbrojtjes së të dhënave (detajet e kontaktit në vijim)
Ne u përmbahemi rreptësisht rregullave aktuale të mbrojtjes së të dhënave dhe dispozitave ligjore, si dhe trajnojmë veten dhe punonjësit tanë në intervale të rregullta kohore ose përshtatim proceset tona në përputhje me ligjin.
Cilat janë të dhënat që personale?
Me "të dhëna personale" kuptohen informacionet rreth detajeve personale ose faktike të një personi të caktuar apo të përcaktuar fizik, si p.sh. emri, adresa, data e lindjes, numri i telefonit, etj.
Cilat janë të dhënat që përpunohen?
- Vizitorët në faqen tonë të internetit
Gjatë përdorimit të faqes së internetit për qëllime informimi, ne mbledhim vetëm të dhënat që shfletuesi juaj transmeton në serverin tonë. Nëse dëshironi të shihni faqen tonë të internetit, ne mbledhim të dhënat e mëposhtme që janë teknikisht të nevojshme për ne për të shfaqur faqen tonë të internetit dhe për të garantuar qëndrueshmëri dhe siguri: datën dhe kohën e qasjes në faqen e internetit, vendin e origjinës, adresën tuaj IP, emrin dhe versionin e Browser-it të internetit.
- Analiza në Web nëpërmjet përdorimit të cookie
Faqja jonë e internetit përdor Webanalizer që është një shërbim analizash në web, i ofruar nga ALL-INKL.COM – Neue Medien Münich (New Media Mynih). Webalizer përdor të ashtuquajturat cookie, të cilët janë skedarë teksti të ruajtura në kompjuterin tuaj dhe lejojnë një analizë të përdorimit të faqes së internetit. Për këtë qëllim, informacioni i përdorimit i gjeneruar nga cookie (duke përfshirë adresën tuaj të shkurtuar IP) transmetohet në serverin tonë dhe ruhet për qëllime të analizës së përdorimit, e cila përdoret për optimizimin e faqes.
Cookie nuk mund të hyjnë, lexojnë ose modifikojnë ndonjë të dhënë tjetër në kompjuter. Cookie nuk mund të programojnë ose transmetojnë viruse në kompjuterin tuaj. Ato shërbejnë për të mundësuar një qasje në internet më të gjerë dhe më efektive në përdorim.
Adresa juaj IP anonimizohet menjëherë gjatë këtij procesi, në mënyrë që të mbeteni anonim për ne si përdorues. Informacioni i gjeneruar nga cookie nuk zbulohet tek palët e treta. Ju mund të refuzoni përdorimin e cookie duke zgjedhur cilësimet e duhura në browser-in tuaj, megjithatë, në këtë rast mund të mos jeni në gjendje të përdorni funksionalitetin e plotë të faqes sonë të internetit.
Dosjet e regjistrit të krijuara nga shërbimi i analizës së internetit ruhen në një server në Gjermani .
- Kontakti për kërkesa
Nëse na kontaktoni me e-mail, të dhënat tuaja të specifikuara (emri, adresa, numri i telefonit, adresa e emailit, etj.), do të ruhen për qëllim të përpunimit të kërkesës dhe në rast të pyetjeve pasuese ose përpunimit të ndonjë projekti përcjellës. Ne i fshijmë të dhënat që lindin në këtë kontekst pasi ruajtja nuk është më e nevojshme, ose kufizojmë përpunimin nëse ka kërkesa të mbajtjes statutore. Ne nuk do ta ndajmë këtë informacion pa miratimin tuaj.
- Pjesëmarrës në studime
Si rregull, mostrat përkatëse (të dhënat e kontaktit) i marrimnga klientët tanë. Këto zakonisht janë numra telefoni ose adresa të postës elektronike, pjesërisht të zgjeruara me të dhëna shtesë si emri, mbiemri, adresa, numri rendor, etj. Në vijim, për projektet tona mund të pasojnë të dhëna të cilat janë të autorizuara nga palët e treta, siç janë botuesit e adresave, të cilat janë fituar ose janë gjeneruar automatikisht (metoda RLD - Randomized Last Digit).
Të gjitha studimet tona bazohen në pjesëmarrjen tuaj vullnetare dhe gatishmërinë për të dhënë informacion. Studimet tona mund të jenë specifike për subjektin përkatës në atë që na japin informacione për kategori specifike (të tilla si të dhënat e origjinës, të dhënat shëndetësore, bindjet politike etj.).
Ne ndjekim vazhdimisht parimin e pseudonimizimit apo anonimizimit në projektet tona. Pseudonimizimi nënkupton që pas përfundimit të një studimi, të dhënat e kontaktit janë të ndara nga të dhënat e anketës dhe klienti është i pajisur me të dhëna anonime të anketimit, që do të thotë se nuk është më e mundur të konkludohet identiteti i të anketuarit. Vlerësimi që vijon është gjithashtu vetëm në mënyrë anonime.
Qëllimet e përpunimit të të dhënave
Ne përpunojmë të dhënat tuaja personale për qëllimet e mëposhtme:
- për të bërë këtë faqe të disponueshme për ju dhe për përmirësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të saj,
- për të krijuar statistika të përdorimit,
- për të zbuluar, për të parandaluar dhe për të monitoruar sulmet në faqen tonë të internetit,
- për t'iu përgjigjur pyetjeve tuaja ose për të përpunuar ndonjë të dhënë,
- për të kryer grumbullimin e të dhënave brenda kuadrit të studimeve tona të hulumtimit të tregut.
Baza ligjore e përpunimit
Baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale është në interesin tonë legjitim kryesor (në përputhje me Nenin 6, Pika 1 e ligjit DSGVO), që synon arritjen e qëllimeve të lartpërmendura.
Kohëzgjatja e ruajtjes së të dhënave
Ne i përmbahemi parimeve të minimizimit të të dhënave. Prandaj, ne i ruajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme për të arritur qëllimet e deklaruara këtu ose siç parashikohet nga periudhat e ndryshme të ruajtjes të parashikuara me ligj. Pas eliminimit të qëllimit përkatës ose skadimit të këtyre afateve, të dhënat përkatëse do të bllokohen në mënyrë rutinë dhe do të fshihen në përputhje me dispozitat ligjore.
Përdorimi i Google Maps
Kja faqe interneti përdor Google Maps për të shfaqur një vendndodhje në hartë. Google Maps është në pronësi të Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, SHBA. Duke përdorur këtë faqe, ju jepni pëlqimin tuaj për mbledhjen, përpunimin dhe përdorimin e të dhënave tuaja të mbledhura dhe regjistruara nga Google, nga një prej agjentëve të saj ose nga palët e treta. Kushtet e përdorimit të Google Maps mund të gjenden në Kushtet e përdorimit të Google Maps. Të dhënat e plota mund të gjenden në Qendrën e Privatësisë të google.de: Transparenca dhe Zgjedhja, si Dispozitat për mbrojteje e të dhënave.
Siguria
Ne kemi marrë masa të gjera teknike dhe operacionale për të mbrojtur të dhënat tuaja nga manipulimi aksidental ose i qëllimshëm, humbja, shkatërrimi ose aksesi nga persona të paautorizuar. Procedurat tona të sigurisë rishikohen rregullisht dhe përshtaten përkatësisht nëpërmjet teknologjisë së përparuar.
Të drejtat tuaja
Në parim, ju keni të drejtë për informacion, korrigjim, fshirje, kufizim, mbartshmëri të të dhënave dhe kundërshtimin e tyre. Nëse besoni, se përpunimi i të dhënave tuaja shkel ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale ose pretendimet e mbrojtjes së të dhënave tuaja janë shkelur në një mënyrë të caktuar, ju mund të kontaktoni përgjegjësin: Autoritetin e inspektimit.
Mund të na kontaktoni në format e mëposhtme:
Global Opinion Research L.L.C.
Rr. Nazim Gafurri 16
10000, Prishtinë
Kosovë
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Internet: www.gor-research.com
Oficeri ynë për mbrojtjen e të dhënave mund të kontaktohet në:
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Ndryshimi i deklaratës së privatësisë
Ne rezervojmë të drejtën, që herë pas here të përshtatim këtë deklaratë të privatësisë, për të përmbushur kërkesat ligjore aktuale ose për të zbatuar ndryshimet në shërbimet tona në politikën e privatësisë. Vizita juaj e re do t'i nënshtrohet deklaratës së re të privatësisë.
Përditësimi i fundit, shtator 2018.
- Hits: 1793