Ne jemi pjesë e grupit ndërkombëtar DT & P, ofruesi kryesor i Evropës për të dhënat e hulumtimit të tregut telefonik. Vendet tona të tjera të kompanisë janë në Münster, Essen, Vjenë, Palma de Mallorca dhe Tiranë. GOR Global Opinion Research është filiali më i ri i firmës sonë dhe ndodhet në zemrën e qytetit të vjetër të Prishtinës.
Ne jemi certifikuar me sukses si pjesë e grupit DT&P sipas ISO 20252:2019, pra normës ndërkombëtare të cilësisë në hulumtimin e tregut, mendimit dhe ato sociale e përmes kësaj, është vërtetuar dhe zyrtarisht cilësia e operimit tonë.
Falë ekipit tonë me njerëz të kualifikuar dhe me përvojë, ne mbikqyrim ekzekutimin e studimeve të njëkohshme në shumë vende dhe në sektorë të ndryshëm të tregut. Përvoja shumëvjeçare dhe struktura fleksibël na mundësojnë të zhvillojmë zgjidhje optimale dhe kreative për klientët tanë dhe t'i zbatojmë ato menjëherë.
Ne studiojmë tregjet mbarëbotërore për ju dhe ndjekim ndryshimet që i karakterizojnë. Orientimi strategjik i klientëve tanë ndërkombëtarë bazohet në të dhënat e mbledhura prej nesh.
Mbledhja e të dhënave në mbarë botën është pasioni ynë.